Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, nenet; neni 3;, neni 9 paragrafi 3.7);, neni 10 paragrafi 8);, neni 36 paragarfi 1.4);, neni 37 paragarfi 2.1);, neni 79 paragrafi 2);, dhe neni 84 paragrafët 1), 14) dhe 15);, (tutje referuar si; Ligji ose LKE) dhe në përputhje me dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi Drejtues i Autoritetit në mbledhjen e LXV) me radhë të mbajtur me datë; 27 Janar 2015, mbështetur në procedurat e aplikueshme, shqyrtimin e administruar nga njësia funksionale përgjegjëse; Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Rekomandimit të Komisionit për Zgjidhje të Mosmarrveshjes, të datës; 05 Janar 2015 lidhur me çështjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes në mes operatorëve; IPKO Telecommunications LLC (tutje referuar si; IPKO) dhe Kujtesa.Net sh.p.k. (tutje referuar si; Kujtesa.Net), Bordi Drejtues i Autoritetit, mori Vendimin Mbi Zgjidhjen e mosmarrëveshjes për interkoneksion ndërmjet operatorëve 'Kujtesa.Net' Sh.P.K. dhe 'IPKO Telecommunications' L.L.C :