VENDIM Nr. 593 Për Miratimin e Ofertës Referente për ofrimin e Qasjes me shumicë në Infrastrukturën e rrjeteve fizike (përfshirë qasjen e ndarë, të pjesshëm dhe të plotë) për ofrimin e

Në mbështetje të neneve; neni 1, neni 3, nenit 10, paragrafi  5) dhe 7), neni 32, neni 36), neni 37),  neni 40, paragrafi 4), neni 79, paragrafi 2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si; Ligji); Rregullores Nr. 6 për Sigurimin e Qasjes (Ref. Nr. prot. 012/B/11); Rregullores Nr. 8 për bashkë-shfrytëzim te plotë dhe të përbashkët të lakut dhe nën lakut lokal (Ref. Nr. Prot. 0024/B/11); neni 4) dhe neni 5); dhe në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06)të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP në mbledhjene LXV) me radhë të mbajtur më datë; 27 Janar 2015, pas  shqyrtimit të  materialeve të përgatitura dhe prezantuara nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) lidhur me operatorin PTK Sh.A., Njësa e Telekomit / Telefonisë Fikse (TiK) në referim të çështjes mbi implementimin e obligimeve të dala nga procesi i analizës së tregut të telefonisë fikse mori Vendim për miratimin e Ofertës Referente për ofrimin e Qasjes me shumicë në Infrastrukturën e rrjeteve fizike  (përfshirë qasjen e ndarë, të pjesshëm dhe të plotë)  për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese (RUO) të  Operatorit PTK Sh.A.