VENDIM Nr. 595 Për Përcaktimin e tarifave të Qasjes dhe thirrjeve (Kombëtare dhe Ndërkombëtare) në rrjetin publik telefonik fiks të operatorit, PTK Sh.A.

Në mbështetje të neneve; neni 1, neni 3, nenit 10, paragrafi 5) dhe 7), neni 32, neni 36, neni 37,  neni 40, paragrafi 4), neni 79, paragrafi 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji); dhe në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i ARKEP në mbledhjen e LXV) me radhë të mbajtur më datë; 27 Janar 2015, bazuar në shqyrtimin e materialeve të përgatitura dhe prezantuara nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) lidhur me operatorin PTK Sh.A., Njësa e Telekomit/Telefonisë Fikse (TiK) në referim të çështjes mbi implementimin e detyrimeve të dala nga procesi i analizës së tregut të telefonisë fikse mori Vendim për miratimin e tarifave të Qasjes dhe thirrjeve (Kombëtare dhe Ndërkombëtare) në rrjetin publik telefonik fiks të operatorit, PTK Sh.A.