Vendimi nr.637 Për ‘Caktimin e bllokut numerik Jo-Gjeografik-mobil nga seria (0)45 1xx xxx për përdorim nga Operatori PTK Sh.A.-Vala’

Bordi i ARKEP pas shqyrtimit të kërkesës së operatorit PTK sh.a., në mbledhjen e LXVIII) me radhë të mbajtur me datat; 04 dhe 05 Maj, 2015 me Vendimin Nr.637 (Ref. Nr.Prot.019/B/15) ka aprovuar kërkesën e PTK sh.a. për caktimin e Bllokut numerik jo-gjeografik (seria 45: 100 000 - 199 999) për nevoja të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile.