Bordi Drejtues i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e rregullt të LXVIII) të mbajtur me datat; 04 dhe 05 Maj, 2015 sipas procedurave të përcaktuara administroi shqyrtimin përmbyllës të dokumentacionit të lëndës të sistemuar nga departamentet funksionale dhe konkluzioneve të BoD të nxjerra në mbledhjet e Bordit (Ref. Mbledhja e LXVI dhe e LXVIII) në referim të konstatimit të përdorimit-eve të pa-autorizuar të resurseve të fundme, radio-frekuencave nga ana e operatorit, PTK Sh.A nxori Vendimin Nr. 636 për shqiptimin e masës proporcionale të sanksionit dhe urdhrit për sjellje në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit.