Bordi Drejtues i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e rregullt të LXVI) të mbajtur me datat; 11 dhe 12 Mars, 2015 sipas procedurave të përcaktuara administroi shqyrtimin përmbyllës të dokumentacionit të lëndës të sistemuar nga departamentet funksionale dhe konkluzioneve të BoD të nxjerra në mbledhjen e Bordit (Ref. Mbledhja e LXV) në referim të konstatimit të mos përmbushjes së detyrimeve rregullatore të përcaktuara nga Autoriteti, sipas përcaktimeve nga neni 40 i Ligjit për Komunikime Elektronike, nga ana e operatorit PTK Sh.A nxori Vendimin Nr. 608 për shqiptimin e masës proporcionale.