VENDIMT Nr. 611 për përfundimin e vlefshmërisë së Licencës të operatorit postar ‘Salbatring Int. Shpk

Në mbështetje të nenit 79 paragrafi (2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, (tutje; LKE); neneve; neni 6 nën-paragrafi (1.2),neni 25 paragrafi (1.1) të Ligjit Nr. 03/L-173, për Shërbime Postare (tutje; Ligji); nenit 14 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2012, për licencim të operatorëve postar, dhe në përputhje me dispozitat dhe procedurat sipas Rregullores së Brendshme të Autoritetit, pas administrimit nga SSHP dhe paraqitjes për trajtim në nivel Bordi, Bordi i Autoritetit  Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në mbledhjen LXVI të mbajtur më datat; 11 dhe 12 Mars, 2015, pas shqyrtimit të materialeve shkresore të 'Kërkesës për përfundimin e vlefshmërisë së Licencës të ofrimit të shërbimeve postar Ekspres dhe Korrier', nga operatori 'Salbatring Int. Shpk', aprovoi dhe miratoi nxjerrjen e: "VENDIMT Nr. 611 për përfundimin e vlefshmërisë së Licencës të operatorit postar 'Salbatring Int. Shpk", me numër të Licencës; 0315052006';

Me nxjerrjen e këtijë vendimi, Autoriteti vërteton se operatori, 'Salbatring Int. Shpk' me numër të Licencës: 0315052006, (Ref. Nr. Prot. SH.P. 176/06) me afat të vlefshmërisë deri me 15/05/2016, në cilësinë e përfaqësuesit të; 'DHL International', për territorin e Republikës së Kosovës, ka plotësuar të gjitha kërkesat formalo -  juridike dhe dministrative, dhe ka pushuar së vepruari dhe ofruari shërbimet postare, Ekspres dhe Korrier nga data; 1 Dhjetor 2014.