VENDIM Nr. 653 Për Miratimin e Dokumentit për Inicimin e Procedurës së Këshillimit Formal me Palët e Interesit për ‘Ndarjen (caktimin) e resurseve shtesë frekuencore në brezin 1710 – 1785 & 1805

Bordi i ARKEP në mbledhjen e rregullt të LXIX) me radhë të mbajtur më datë; 12/06/2015 sipas procedurave të përcaktuara, lidhur me pikën 1) të rendit të ditës mori në shqyrtim dokumentacionin e përgatitur nga departamenti funksional; Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave (DMF) me përkrahje dhe bashkëpunim me ekspertët e Autoritetit nga departamentet tjera funksionale të Autoritetit të proceduara gjatë punëtorisë dy ditore të administruar me datë; 19 dhe 20 Qershor, 2015 referuar procedurave të iniciuara sipas konkluzioneve (vendimeve) të Bordit të administruara në mbledhjen e LXVI pika 3) e rendit të ditës dhe mbledhjen e LXVIII) pika 1) e rendit të ditës, referuar  procedimeve përmbyllëse për ndarjen e resurseve shtesë frekuencore në brezin 1800 MHz sipas procedurës së drejtpërdrejtë për operatorët e kualifikuar.