VENDIM Nr. 656 Mbi Ndryshimin Rregullores Nr. 20 për Kualitetin e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike (Ref. Nr. Prot. 043/B/13; dt.09/12/2013)

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neneve; neni 10 paragrafi 4), dhe neni 79 paragrafi 2) (tutje referuar si; Ligji); Rregulloren Nr. 20 për Kualitetin e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike (Ref. Nr.Prot. 043/B/13); dhe në përputhje me procedurat e parapara sipas; 107 dhe 108 paragrafi 3) të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative dhe dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi Drejtues i Autoritetit në mbledhjen e LXIX) me radhë të mbajtur me dt. 12 Qershor 2015, mbështetur në procedurat e aplikueshme, pas shqyrtimit të raportit të përgatitur nga njësia funksionale përgjegjëse; Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe rekomandimit të DKE-së, mori këtë VENDIM;