Bordi Drejtues i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në mbledhjen e LXX) pas shqyrtimit të administruar lidhur me shtyrjen e afatit të këshillimit formal si dhe me qëllim të lejimit të mjaftueshëm të kohës për operatorët e kualifikuar PTK Sh.A. dhe IPKO Telecommunications LLC dhe organeve kompetente nga fusha e komunikimeve elektronike për paraqitjen e komenteve dhe sygjerimeve të tyre lidhur me çështjen e; ‘Dhënies të së drejtës së shfrytëzimit të kapaciteteve frekuencore në brezin 1800 MHz’, Bordi Drejtues i ARKEP ka vendosur që të zgjas afatin e këshillimit formal palët e interesit edhe për pesëmbdhjetë (15) ditë kalendarike, respektivisht deri më datë; 22 Korrik, 2015, ora 16:00.