Vendim Nr 695 - Miratimi i Tarifave te Sherbimeve Universale Postare

Në mbështetje të neneve; neni 10 paragrafi (23), neni 79 paragrafi (2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, (tutje; LKE); neneve; neni 6 paragrafi (1.3) të Ligjit Nr. 03/L-173, për Shërbime Postare (tutje; Ligji); nenit 16 pika (3) e Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2012, për licencim të operatorëve postar dhe në përputhje me dispozitat e Rregullores së Brendshme të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje; Autoriteti ose ARKEP);  Bordi Drejtues i Autoritetit në mbledhjen LXXII) me radhë të mbajtur më datë; 07/09/2015, ka miratuar  'Tarifat (çmimet) për Shërbimet Universale Postare', për trafikun e brendshëm (vendor) dhe ndërkombëtar për Operatorin Publik Postar, NPQ 'Posta e Kosovës' Sh.A.