Vendimi nr. 696 për Revokimin e Licencave Individuale për Ofruesit e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Eletronike të listuara në Shtojcën A) të këtij aktvendimi

Në mbështetje të nenit 10, paragrafi 7) dhe paragrafi 14); nenit 15; nenit 16; nenit 17; nenit 79, paragrafi 2); dhe nenit 106, paragrafi 2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar; Ligji ose LKE);, nenit 4 dhe nenit 9, paragrafi 3) të Rregullores Nr. 25 për Autorizimet e Përgjithshme (Ref. ARKEP Nr. Prot. 015/B/14, dt.17/04/2014 - tutje referuar; Rregullorja); bazuar në Vendimin e Bordit Drejtues të Autoritetit, Nr. 581 (Ref. Nr. Prot. 002/B/15, dt.22/01/2015);, si dhe në përputhje me nenin 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06, Bordi i ARKEP në mbledhjen e LXXIII) të rregullt të mbajtur më datë; 09/10/2015, me Vendimin  nr. 696 (nr. prot. 041/1/15) për Revokimin e Licencave Individuale për Ofruesit e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Eletronike të listuara në Shtojcën A) të këtij aktvendimi,  ka miratuar revokimin e licencave individuale për ndërmarrjet e paraqitura në Shtojcën A), bashkangjitur këtij aktvendimit si ofrues të rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike të cilët sipas regjistrave zyrtare të Autoritetit nuk i kanë kryer detyrimet ligjore dhe rregullatore që ndërlidhen me procesin e njoftimit për hyrjen në aktivitetin e komunikimeve elektronike dhe raportimeve të rregullta vjetore dhe atyre periodike.