Në mbështetje të nenit 10, paragrafi 8), nenit 37 paragrafët 1) dhe 2), neni 79, paragrafi 2) dhe neni 84 të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si; Ligji ose LKE) dhe në bazë të kerkesës së operatorit IPKO Telecommunications LLC (tutje referuar si; IPKO) per zgjidhjen e mosmarrveshjeve për çështjet e ndërlidhura me; interkoneksionin për numrat 5x VAS SMS (Ref. ARKEP Nr. Prot. 614/2/15 dt. 19/06/2015); për çështjen e zvogëlimit të tarifave të terminimit në telefoninë mobile dhe fikse (Ref. ARKEP Nr. Prot. 615/2/15; dt. 19/06/2015) dhe per çështjen e leshimit të trafikut per Bulk SMS nga ana e operatorit, Telekomi i Kosovës Sh.A. (ish PTK Sh.A) për përdoruesit e IPKO (Ref. ARKEP Nr. Prot. 692/2/15 dt. 15/07/2015) dhe në bazë të Rregullores së Brendshme të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i ARKEP në mbledhjen e LXXIII) me radhë të mbajtur më datë; 9 Tetor 2015 dhe të vazhduar me datë; 19 Tetor, 2015 me Vendimin Nr. 707 (Ref. nr. Prot. 044/B/15; dt.30/10/2015) për Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve per Interkoneksionin e numrave 5x VAS SMS; Zvogëlim të tarifave të terminimit në telefoninë mobile (MTR) dhe fikse (FTR) dhe Lëshimin e trafikun për Bulk SMS në mes të operatorit PTK Sh.A. dhe IPKO Telecommunications LLC, vendosi si në vijim:
I. Autoriteti çështjen e interkoneksionit për numrat 5xVAS SMS dhe Bulk SMS nuk e vlerëson si objekt të rregullimit dhe si i tillë nuk mund të caktojë dhe vendos masë rregullatore për obligimin e lidhjes së marrëveshjes së interkoneksionit për numrat 5xVAS SMS dhe Bulk SMS.
II. Autoriteti inkurajon operatorët IPKO Telecommunications LLC dhe Telekomi i Kosovës Sh.A. që të vlerësojnë mundësinë e vazhdimit të negocimit me mirëbesim dhe arrijnë të interkoneksionit pë numrat 5x dhe Bulk SMS.
III. Tarifat aktuale të terminimit të thirrjeve mobile (MTR) dhe fikse (FTR) do të mbesin në fuqi deri në një vendim të ri të nxjerr nga Autoriteti.