Në mbështetje të neneve; nenit 3, paragrafi 1), nenit 10, paragrafët 4) dhe 22), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si; Ligji ose LKE); Udhëzuesit për Procedurat e Këshillimit me Publikun, të miratuar me Vendimin e Bordit Nr. 149 (Ref. Nr. Prot. 064/B/11); në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e LXXIV) me radhë të mbajtur më datat; 12 dhe 13 Nëntor 2015, pas shqyrtimit të materialit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), me Vendimin nr. 720 (Ref. Nr. Prot. 046/B/15) miratoi fillimin e Këshillimit Publik të dokumentit; 'Draft Rregullore për kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masat tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike'.