VENDIM Nr. 723 për Ankesën e konsumatorit z. M. K. ndaj operatorit, ‘IPKO Telecommunications’ LLC

Në mbështetje të nenit 3, paragrafi 1) dhe 3), neni 10, paragrafi 9), nenit 65) paragrafi 1), nenit 72), neni 79), paragrafi 2), neni 84 paragrafi 1) dhe 5), nenit 85) paragrafi 7, pika 7.2 dhe të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si; Ligji); ankesës së konsumatorit z. M. K. (Ref. E-mail: Thu 7/30/2015 9:29 AM) dhe në referim të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i ARKEP në mbledhjen e LXXIV) me radhë të mbajtur me datat; 12 dhe 13 Nëntor, 2015 pas shqyrtimit të Rekomandimit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) me Vendimin nr. 723 (Ref. Nr. Prot. 049/B/15) për Ankesën e konsumatorit z. M. K. ndaj operatorit, 'IPKO Telecommunications' LLC aprovoi ankesën si të Bazuar.