Vendimi Nr. 727 Për Miratimin e Këshillimit Publik të Dokumentit ‘Draft Rregullore mbi Standardet Teknike dhe organizative për Sigurinë dhe Integritetin e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike&

Autoriteti në mbështetje të nenit 10, paragrafët 4 dhe 21), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3), nenit 85 paragrafi 1)të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si; Ligji ose LKE), në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në mbledhjen e LXXV) me radhë të mbajtur me datë; 25 Nëntor 2015, pas shqyrtimit të materialit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), me Vendimin nr. 7227 (Ref. Nr. Prot. 055/B/15) miratoi fillimin e Këshillimit Publik të dokumentit; 'Draft Rregullore mbi Standardet Teknike dhe organizative për Sigurinë dhe Integritetin e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike'