Bordi në mbledhjen e 4) me radhë të mbajtur me datën 4 Mars 2016, pas shqyrtimit të materialit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), me vendimin nr. 777 (nr. Prot. 008/B/16) ka miratuar "Rregullore për kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masat tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike". (nr. prot. 009/B/16; nr. rregullores 28).