Vendimi Nr 799 për Caktimin dhe rezervimin e blloqeve numerike Jogjeografike (mobile) nga seritë 043 xxx xxx dhe 049 xxx xxx për nevoja dhe përdorim të Ipko Telecommunications LLC

Bordi i ARKEP pas shqyrtimit të kërkesës së operatorit Ipko Telecommunications LLC, në mbledhjen e 5-të me radhë të mbajtur me datën 8 Prill, 2016 me Vendimin Nr.799 (Ref. Nr.Prot.013/B/16) ka aprovuar kërkesën e Ipko-s për caktimin e blloqeve numerike jo-gjeografike (seria 43: 500 000 - 699 999) dhe rezervimin e blloqeve 043 100000- 199999, 043 700000-799999 dhe 049 000000 -099999, për nevoja të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile.