Vendimi nr. 800 Për Shqiptimin e Sanksionit Ekonomik për Shfrytëzimin e Pa – Autorizuar të Brezit Frekuencor (400 – 405 MHz dhe 410 - 415 MHz) për Operatorin Telekomi i Kosovës Sh.A

Në mbështetje të nenit 3 paragrafi 1), nenit 10, paragrafi 7), nenit 45, paragrafi 2), nenit 46, paragrafi 1), nenit 47 paragrafi 1), nenit 79 paragrafët 1) dhe 2), nenit 99 paragrafi 1) dhe 2), nenit 101 paragrafi 2) dhe 3) dhe nenit 102 paragrafi 9.1), paragrafi 9.4 dhe paragrafi 10) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje - Ligji ose LKE); neni 7 paragrafi 4) dhe 5) i Rregullores Nr. 22 për Dhënien dhe Shfrytëzimin e Radio Frekuencave dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje - ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit në mbledhjes e e 5-të, të mbajtur më datë: 08 prill 2016, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës  me Vendimin nr. 800 (Ref. nr. Prot. 014/B/16) Operatorit Telekomi i Kosovës Sh.A i shqiptoi sanksionin ekonomik për shfrytëzimin e pa autorizuar të brezit frekuencor 400 - 405 MHz dhe 410 - 415 MHz.