Në mbështetje të neni 10, paragrafi 4), neni 64, neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 82 i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin Nr. 862 (nr. prot. 029/B/16) miraton fillimin e procesit të konsultimit publik për "Draft Rregulloren për regjistrimin e parapaguesve të telefonisë mobile".