Në mbështetje të neni 9, paragrafi 1), neni 45, paragrafi 3), neni 47, paragrafi 1) dhe 10), neni 58, paragrafi 4), neni 59 paragrafi 1) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji), nenit 4, nenit 5, nenit 7, nenit 8 dhe nenit 15 i Rregullores Nr. 26 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës, (Ref. Nr. Prot. 023/B/14, tutje referuar si - Plani i Numeracionit), Pika 3) e Marrëveshjes së Telekomunikacionti në mes të Kosovës dhe Sërbisë, e aprovuar me Vendimin e Qeverisë nr. 03/148 dhe Vendimin e Qeverisë nr. 07/70; Konfirmimi i Njoftimit për 'mts' D.O.O. për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve fikse të komunikimeve elektronike (nr. Prot. 009/A/16-b) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin Nr. 903 (nr. prot. 054/B/16) ka caktuar blloqet numerike gjeografike si të specifikuara në ankesin I të këtij vendimi.