Vendimi nr. 904 (nr. prot. 055/B/16) për caktimin e blloqeve numerike jo-gjeografike për përdorim nga ‘mts’ D.O.O.

Në mbështetje të neni 9, paragrafi 1), neni 45, paragrafi 3),  neni 47, paragrafi 1) dhe 10), neni 58, paragrafi 4), neni 59 paragrafi 1) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji), nenit 4, nenit 5, nenit 7, nenit 8 dhe nenit 16 i Rregullores Nr. 26 për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës, (Ref. Nr. Prot. 023/B/14, tutje referuar si - Plani i Numeracionit), Pika 3) e Marrëveshjes së Telekomunikacionti në mes të Kosovës dhe Sërbisë, e aprovuar me Vendimin e Qeverisë nr. 03/148 dhe Vendimi e Qeverisë nr. 07/70; Konfirmimi i Njoftimit për 'mts' D.O.O. për autorizimin e përkohshëm për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile (nr. Prot. 009/A/16) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin  Nr. 904 (nr. prot. 055/B/16) ka caktuar 60, 000 numra jo-gjeografik në serinë 4X në përputhje me Planin Nacional të Numeracionit: (0) 47: 100 000 - 159 999.