Në mbështetje të neni 10, paragrafi 4), neni 67, neni 79, paragrafi 1) dhe 2) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin Nr. 919 (nr. prot. 002/B/17) ka miratuar Rregulloren Nr. 30 për regjistrimin e parapaguesve të telefonisë mobile (nr. Prot. 007/B/17”.
Qëllimi i kësaj rregullore është të obligojë ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike mobile për regjistrim të parapaguesve para aktivizimit të shërbimit, si dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet e parapaguesve dhe ofrueseve të këtyre shërbimeve.