Vendim Nr 952 - Caktimi i kodeve ISPC dhe kodit MNC për IPKO Telecommunications LLC

Vendimi nr. 952 Për Caktimin e kodeve ISPC dhe Kodit MNC për përdorim nga operatori IPKO Telecommunications LLC

Në mbështetje të neni 4 paragrafi 1.26), nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE); Pikat 3.1) dhe 3.2) të Planit të Migrimit i kodeve ekzistuese +377, +381 dhe +386 në kodin telefonik shtetëror +383 të Republikës së Kosovës (tutje referuar si – Plani i Migrimit ) të miratuar me Vendimin Nr.935 (Ref. Nr.Prot.011/B/17, dt. 23/02/2017); Rekomandimeve E.212 dhe Q.708 të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (tutje referuar si – ITU); Aplikacioneve për kodet e Pikave të Sinjalizimeve Ndërkombëtare (ISPC) dhe kodit të rrjetit mobil (MNC) të operatorit IPKO Telecommunications LLC (tutje referuar si – IPKO) të datës 28 Shkurt 2017 (Ref.Nr.Prot.182/2/17;

Nr.Prot.183/2/17; Nr.Prot.184/2/17; Nr.Prot.185/2/17 dhe Nr.Prot.186/2/17); në përputhje me dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), në mbledhjen e 15 të mbajtur më datë 10 Mars 2017, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE) dhe Departamenti Ligjor (DL), Bordi i Autoritetit unanimisht me Vendimin nr. 952 (Ref. Nr. Prot. 019/B/17) caktoi kodet për IPKO Telecommunications LLC si në vijim: Kodet ISPC: 7-214-3 (16051), 7-214-4 (16052) dhe 7-214-5 (16053) dhe Kodin MCC MNC: 221 02.