Vendim Nr 954 - Caktimi i kodit ISPC për Kujtesa Net LLC

Vendimi nr. 954 për Caktimin e kodit ISPC për përdorim nga Operatori Kujtesa Net  Sh.P.K.

Në mbështetje të nenit 4 paragrafi 1.26), nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE); Pika 3.1) e Planit të Migrimit i kodeve ekzistuese +377, +381 dhe +386 në kodin telefonik shtetëror +383 të Republikës së Kosovës (tutje referuar si – Plani i Migrimit ) të miratuar me Vendimin Nr.935 (Ref. Nr.Prot.011/B/17; dt. 23/02/2017);

Rekomandimit Q.708 të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (tutje referuar si – ITU); Aplikacionit për kodin e Pikës së Sinjalizimeve Ndërkombëtare (ISPC) të operatorit Kujtesa Net sh.p.k. (tutje referuar si – Kujtesa.net) të datës 07 Mars 2017 (Ref. Nr.Prot.207/2/17); në përputhje me dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), në mbledhjen e 15 të mbajtur më datë 10 Mars 2017, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE) dhe Departamenti Ligjor (DL), Bordi i Autoritetit unanimisht me Vendimi nr. 954 (Ref. Nr. Prot. 021/B/17) caktoi kodin për Kujtesa Net  Sh.P.K. si në vijim: Kodi ISPC: 7-214-6 (16054).