Vendimi nr. 955 për Caktimin e kodit MNC për përdorim nga Operatori Virtual Dardafon.net LLC
Në mbështetje të nenit 4 paragrafi 1.26), nenit 9 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 12), nenit 59, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE); Pika 3.2) të Planit të Migrimit i kodeve ekzistuese +377, +381 dhe +386 në kodin telefonik shtetëror +383 të Republikës së Kosovës (tutje referuar si – Plani i Migrimit ) të miratuar me Vendimin Nr.935 (Ref. Nr.Prot.011/B/17, dt. 23/02/2017);
Nenet 3.3 dhe 4.9 të Kornizës Kornizës së ndryshuar për Operatorët e Rrjetës Virtuale Mobile (Ref. Nr.Prot. 110/08; Korniza MVNO); Rekomandimeit E.212 të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (tutje referuar si – ITU); Aplikacionit për kodin e rrjetit mobil (MNC) të operatorit Dardafon.net LLC. (tutje referuar si – Dardafon.net) të datës 02 Mars 2017 (Ref. Nr.Prot.199/2/17); në përputhje me dispozitat e nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), në mbledhjen e 15 të mbajtur më datat 10 dhe 15 Mars 2017, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE) dhe Departamenti Ligjor (DL), Bordi i Autoritetit unanimisht me Vendimi nr. 955 (Ref. Nr. Prot. 022/B/17) caktoi kodin për Dardafon.net LLC si në vijim: Kodin MCC MNC: 221 06.