Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 16 të mbajtur më datë 19 Prill 2017, unanimisht morri Vendimin Nr. 978 përmes te cilit Miratohet Plani i Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit të Brezit Frekuencor 2 GHz gjegjesisht brezeve, 1900 – 1920 MHz,
1920 – 1980/2110 – 2170 MHz dhe 2010 – 2025 MHz për Shërbimet Mobile të Radio Komunikimeve Elektronike UMTS/IMT – 2000 dhe IMT e Avancuar: "Plani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit te Brezit Frekuencor 2GHz per shërbime IMT-2000 dhe UMTS" dhe hyn ne fuqi me date 25.04.2017.
Me këtë Plan përcaktohen shpërndarja e brezit të frekuencave 1900-1920 MHz, 2010–2025 MHz (TDD) dhe 1920-1980/2110-2170 MHz (FDD) dhe brezi 2010 -2025 MHz per sistemet (TDD) për shërbimet mobile të radio komunikimit, mënyra e shfrytëzimit, detajet e hollësishme teknike, si dhe mënyra e ndarjes se radio frekuencave.