Roaming

UDHËZUES PËR KONSUMATORËT

TARIFAT E ROAMINGUT në vendet e Ballkanit Përendimor (WB6)

Udhëzuesi ka për qëllim t'i njoftoj parapaguesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike mobile lidhur me tarifat e reja të rregulluara të roamingut në mes të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Përendimor (BP) si dhe të drejtat që ata kanë.

Tarifat e reja të roamingut, të cilat aplikohen nga data 01 Korrik 2019 vlejnë për vendet e BP si në vijim: Shqipëri, Maqedoni Veriore, Malin e Zi, Bosne dhe Hercegovinën, si dhe Serbinë.

Nga data 01 Korrik 2019 tarifat e roamingut (thirrjet, SMS dhe të dhëna/internet) në mes Republikës së Kosovës dhe vendeve të BP janë zbritur ndjeshëm deri në eliminimin e plotë që do të ndodh më datë 01 Korrik 2021.

Për më tepër informata rreth tarifave të roamingut në vendet e Ballkanit Perendimor  shkarko Udhëzuesin për Konsumatorë.