Rregullore teknike për Radio Pajisjet

Në mbështetje të nenit 1, nenit 9 paragrafi 3.8, nenit 10 paragrafit 4, nenit 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe nenit 94 i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin  Nr. 983 (nr. prot. 030/B/17) ka miratuar Rregulloren Teknike për Radio Pajisje (nr. Prot. 032/B/17 dt.27.04.2017). E njejta do te filloj të zbatohet prej dt.31 Dhjetor 2017

Qellimi i kësaj rregullore është të percaktoj kornizen rregullative për vënien në dispozicion në treg dhe vënien në shërbim dhe përdorim, vlerësimin e konformitetit dhe mbikëqyrjen e tregut të radio-pajisjeve në Republikën e Kosovës.