Reg Nr 32 - Plani Kombetar i Numeracionit per Rrjetat e Komunikimeve Elektronike

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3 paragrafi 1), nenit 9 paragrafit 3.6), nenit 10, paragrafi 4) dhe 11) dhe 12), nenet 45-54, neneve 58-61 dhe nenit 79, paragrafet 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin  Nr. 1017 (nr. prot. 037/B/17) ka miratuar Rregulloren për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e KosovësTeknike për Radio Pajisje (nr. Prot. 038/B/17 dt.16.06.2017). E njejta do te fillojë të zbatohet prej dt.16 Qershor 2017.

Rregullorja për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Rregullorja Nr.32; Nr.Prot.038/B/17) është miratuar nga Bordi i ARKEP me Vendimin Nr.1017 (Ref. Nr.Prot.037/B/17).

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është definimi i Planit Kombëtar të Numeracionit, përcaktimit të strukturës, gjatësisë dhe procedurave për dhënien e numrave për qasje në rrjetet dhe shërbimet publike të komunikimeve elektronike, ashtu që të:

a)      sigurojë strukturim dhe shfrytëzim efikas të numrave dhe serive të numrave;

b)     plotësojë nevojat e arsyeshme të operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për caktim të numrave;

c)      sigurojë që caktimi dhe përdorimi i numrave bëhet në mënyrë të ndershme, transparente dhe jo-diskriminuese.