Rregullorja nr. 35 për Pagesat Vjetore për Mbikëqyrje dhe të Drejtën e përdorimit të Radio Frekuencave”

Në mbështetje të nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 10, paragrafi 4) dhe 12), nenit 45 paragrafët 1) dhe paragrafi 2), nenit 54 paragrafi 2.6), nenit 57 paragrafi 1) dhe 2) dhe  nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP),Bordi i Autoritetit me Vendimin  Nr. 1100 (nr.prot.004/B/18) miratoi "Rregulloren nr. 34 për Pagesat Vjetore për Mbikëqyrje dhe të Drejtën e përdorimit të Radio Frekuencave (nr. Prot. 005/B/18)".

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i pagesave të rregullta vjetore për mbikëqyrje të shfrytëzimin të radio frekuencave  dhe për të drejtën e përdorimit të radio frekuencave, si resurse të  fundme kombëtare  që menaxhohen nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo rregullore ka efekt juridik nga 1 Janari 2018