Rregullorja nr. 36 për “Rregullore për Kualitetin e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike”

Në mbështetje të nenit 1, nenit 10, pika (4) dhe (7), neni 28, pika (2), (5) dhe pika (6); nenit 65 pika (1), nenit 69, pika (1) dhe pika (2) të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109  (tutje i njohur si - Ligji); Nenit 10, paragrafi 2.1) të Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare; Dokumentet ETSI EG 202 057, ETSI EG 201 769 të Institutit Evropian për Standardet Telekomunikuese (ETSI); Rekomandimet E.800, P.862, Y.1540 dhe Y.1541 të Unionit ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU-T); Direktivën 2002/22/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian të datës 7 Marsit 2002 mbi Shërbimet Universale; Direktivën 2009/136/EC (Aneksi III) të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian të datës 25 Nëntor 2009; Rregullores Nr.2015/2120 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 25 Nëntor 2015 për përcaktimin e masave lidhur me qasjen në internetin e hapur,  Bordi i ARKEP me Vendimin  Nr. 1170 (nr.prot.015/B/18) miratoi “Rregullore nr. 36 për Kualitetin e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike” (nr. Prot. 016/B/18; dt. 16/04/2018).

Kjo rregullore përcakton; parametrat e kualitetit për shërbimet e komunikimieve elektronike të ofruara nga operatorët në tregun e shitjeve me pakicë, rregullat për vlerat e deklaruara të parametrave të kualitetit së shërbimit, raportet e dorëzuara dhe publikuara, kërkesat për matjet e parametrave dhe raportin vjetor të kualitetit të publikuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare