Rregullorja nr. 37 për “Autorizimet e Përgjithshme”

Në mbështetje të nenit 3, neni 9, paragrafi 3), neni 10, paragrafi 4), Kreut III, neneve 15, 16, 17 dhe 18 të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si; Ligji); Nenit 10, paragrafi 2.1) të Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare; Direktivës 2002/20/EC të nxjerr nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Evropës, të datës: 7 Mars 2002 mbi autorizimin e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike (tutje referuar si -  Direktiva e Autorizimit); Direktivën 2002/21/EC të nxjerr nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Evropës, të datës: 7 Mars 2002 mbi Kornizën e përbashkët për rregullimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike (tutje referuar si – Direktiva Kornizë); Direktivën 2009/140/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës të datës 25 Nëntor 2009, e cila i ndryshon Direktivat e Autorizimit dhe atë Kornizë; Rregullores Nr.2015/2120 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 25 Nëntor 2015 për përcaktimin e masave lidhur me qasjen në internetin e hapur.   Bordi i ARKEP me Vendimin  Nr. 1171 (nr.prot.018/B/18) miratoi “Rregulloren nr. 37 për Autorizimet e Përgjithshme” (nr. Prot. 019/B/18; dt. 16/04/2018).

Kjo Rregullore përcakton kushtet dhe procedurat për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës nga ndërmarrësit e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike nën regjimin e Autorizimit të Përgjithshëm.