Rregullorja nr. 38 për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike

Në mbështetje të nenit 3 paragrafi 1), nenit 10 paragrafi 4), neni 64, neni 65, neni 66, neni 67, neni 69, neni 70, neni 71, neni  72, neni 73, neni 74, neni 85 paragrafi 7), neni 91 dhe neni 92 i Ligjit Nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si – Ligji); Nenit 10, paragrafi 2.1) të Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare; Direktivës 2002/22/EC të Këshillit dhe Parlamentit Europian të datës 7 Mars 2002 për shërbimet universale dhe të drejtat e përdoruesve të rrjetave dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike (Direktiva e Shërbimeve Universale), të ndryshuar me Direktivën 2009/136/EC të datës 25 Nëntor 2009; Rregullores Nr.2015/2120 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 25 Nëntor 2015 për përcaktimin e masave lidhur me qasjen në internetin e hapur, Bordi i ARKEP me Vendimin  Nr. 1176 (nr.prot.021/B/18) miratoi “Rregulloren nr. 38 për “Rregullores për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike” (nr. Prot. 022/B/18; dt. 19/04/2018). 

Kjo Rregullore përcakton termat dhe kushtet, të cilat duhet t’i përmbajë kontrata për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun. Rregullorja gjithashtu përcakton masat për të rritur transparencën dhe publikimin e informacionit në dobi të konsumatorëve dhe përdoruesve tjerë fundor.