Rregullore për Shërbimet Universale në Komunikimet Elektronike

Në mbështetje të nenit 28, paragrafi (5) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (këtu e tutje i referuar si Ligji), Direktivës 2002/22/EC të Këshillit dhe Parlamentit Europian të datës 7 Mars 2002 për shërbimet universale dhe të drejtat e përdoruesve të rrjetave dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike (Direktiva e Shërbimeve Universale), të ndryshuar me Direktivën 2009/136/EC të datës 25 Nëntor 2009, Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP) me Vendimin Nr. 1224 ka miratuar "Rregullores Nr. 39 për Shërbime Universale të Komunikimeve Elektronike" (nr. prot. 036/B/18; dt. 04/07/2018).

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i fushëveprimit të shërbimeve universale, i kërkesave të cilësisë së shërbimit, procedurës dhe kushteve për ofrimin e shërbimit të tillë, procedurës, kushteve dhe rasteve për imponimin e detyrimeve të shërbimeve universale për ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike.