Rregullorja Nr. 40 per Breze te Radio frekuencave per te cilat nuk kerkohet Autorizim individual per Radio frekuenca

Autoriteti në mbështetje të nenit 10, paragrafët 4 dhe 21), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3), nenit 85 paragrafi 1)të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si; Ligji ose LKE), në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Bordi i ARKEP (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP)  me Vendimin  Nr. 1242  (nr. pro. 046/B/18 dt. 03.08.2018 )  miratoi "Rregulloren    "Shfrytëzimin e Brezave të Radio frekuencave për të cilat nuk kërkohet Autorizim Individual dhe kushtet e përcaktuara teknike të përdorimit të Radio Pajisjeve në këto breza ".

Qëllimi i kësaj rregulloreje është të  përcaktoj shfrytëzimin e resurseve frekuencore për të cilat nuk kërkohet Autorizim Individual për radio frekuenca si dhe ti vendose ne rregullore  kushtet të cilat duhet të përmbushen nga një radio pajisje gjate përdorimit te tyre ne brezat e frekuencave te përcaktuara në këtë  rregullore.

Në përputhje me Nenin 46 paragraf 1 dhe 2 ( 2.1) te ligjit te Komunikimeve elektronike 04/L-109, Resurset e komunikimeve elektronike mund te shfrytëzohen, pa kurrfarë autorizimi, kur Autoriteti vendos qe resurset e caktuar te komunikimeve elektronike mund te shfrytëzohen pa autorizim.

Qëllimi  i përpilimit te kësaj rregulloreje është te  mundësoje  shfrytëzimin e disa resurseve frekuencore për te cilat nuk kërkohet autorizim individual e qe  është  rrjedhoje e zhvillimeve teknologjike, shfrytëzimit me efektive dhe efikas te  resurse frekuencore,  kërkesës Ligjore , zbatimit te kornizës rregullatore te dokumenteve te institucioneve ndërkombëtare te ECC, CEPT, ERC,  ITU dhe ETSI  dhe rekomandimeve e vendimeve te tyre qe harmonizojnë dhe rregullojnë fushën e radio komunikimeve. Nxjerrja dhe fuqizimi i kësaj rregullore përcakton dhe definon  qarte   shfrytëzimin e disa resurseve frekuencore ne kushtet e përcaktuara  si  nevojë dhe  kërkese e Operatoreve ne funksion dhe  te mire te ofrimeve te shërbimeve te nevojshme dhe me cilësore te komunikimeve elektronike deri te konsumatori  fundor.