Rregullore Nr.43 për Përdorimin e përbashkët të faciliteteve shoqeruese

Në mbështetje të nenit 1, nenit 10 paragrafi 4), nenit 22 paragrafi 2), nenit 23 dhe nenit 24 dhe nenit 79, paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me vendimin  (Nr. 1461 Nr. Prot. 112/B/19) miratoi Rregullores për Përdorimin e Përbashkët të Faciliteteve Shoqëruese

 Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kushtev/kërkesave :

-          për qasje në facilitete shoqëruese

-          për sigurimin e qasjes në gypat kabllorë për shtrirjen e kabllove NGA (Next Generation Access);

-          për sigurimin e kapacitetit shtesë në gypat kabllorë gjatë ndërtimit, rindërtimit ose zëvendësimin/zhvendosjen e gypave kabllorë,

-          teknike dhe operacionale për qasje në gypa dhe shtylla;

-          që duhet të përfshihen në kontratat ndërmjet pronarit të faciliteteve shoqëruese dhe përfituesit, si dhe informatat që duhet të përfshihen në formën e aplikimit për marrjen me qira/përdorimin e përbashkët të faciliteteve shoqëruese.