Rregullorja nr. 45 për Pagesat për Mbikëqyrjen e Tregut të Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare

Në mbështetje të nenit 10 paragrafi 4, nenit 27, paragrafi 1), 2), 3) dhe 4), nenit 79 paragrafi 1) dhe 2), neni 81 paragrafi 1) dhe nenit 83 paragrafi 1), të Ligjit Nr. 04/L-109  për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si - LKE); nenit 28 të Ligjit Nr. 06/L-038 për Shërbime Postare (tutje referuar si - LSHP) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e mbajtur me dt. 54 Qershor 2020 me Vendimin nr. 1595 (nr. Prot.024/B/20, dt. 07/07/2020) ka Miratuar Rregulloren për Pagesat për Mbikëqyrjen e Tregut të Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare.

Qëllimi i kësaj rregulloreje është që me anë të pagesës vjetore për mbikëqyrjen e tregut, sipas nivelit të llogaritur mbi bazën e kësaj rregulloreje, të garantohet financimi i nevojshëm për mbulimin e kostove administrative të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si  -Autoriteti) për ushtrimin e veprimtarisë si organ kompetent në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare.