Rregullorja nr. 46 për Shërbimin e Interkoneksionit në rrjetat e komunikimeve elektronike’.

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.3), nenit 10, paragrafi 4), nenit 33, nenit 34, nenti 36, neni 37, nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e mbajtur me dt. 24 Qershor 2020 me Vendimin nr. 1596 (nr. Prot.027/B/20, dt. 07/07/2020) ka Miratuar Rregulloren për Shërbimin e Interkoneksionit në rrjetat e komunikimeve elektronike.

Qëllimi i kësaj rregulloreje është që të inkurajojë dhe nëse është e nevojshme të detyroj zbatimin e interkoneksionit dhe bashkëveprimit të shërbimeve, me qëllim të promovimit të konkurrencës efikase dhe të qëndrueshme për përfitim maksimal të përdoruesit fundor.