Rregullorja nr. 47 për “Qasjen e Hapur në Lakun Lokal ose pjesë të tij”

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.3), nenit 10, paragrafi 4), nenit 33, nenit 34, nenti 36, neni 37, nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e mbajtur me dt. 24 Qershor 2020 me Vendimin nr. 1597 (nr. Prot.029/B/20, dt. 07/07/2020) ka Miratuar Rregulloren për Qasjen e Hapur në Lakun Lokal ose pjesë të tij"

Rregullorja për qasjen e hapur në lakun lokal ose një pjesë të tij përcakton kërkesat për qasjen e hapur në lakun lokal ose një pjesë të tij, rregullat teknike dhe operacionale për rrjetin e komunikimeve elektronike për qasje në të gjithë ose një pjesë të lakut lokal, informatat që duhet të përfshihen në Ofertën Referente (OR) të qasjes së hapur në lakun lokal dhe nivelin e detajeve të kërkuara.