Rregullorja nr. 49 për çështjet teknike dhe operacionale të qasjes së rrjetit të komunikimeve elektronike në Bitstream

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.3), nenit 10, paragrafi 4), nenit 33, nenit 34, nenti 36, neni 37, nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e mbajtur me dt. 24 Qershor 2020 me Vendimin nr. 1599 (nr. Prot. 033/B/20, dt. 07/07/2020) ka Miratuar Rregulloren për çështjet teknike dhe operacionale të qasjes së rrjetit të komunikimeve elektronike në Bitstream.

Rregullorja teknike dhe operative për qasjen e rrjetit të komunikimeve elektronike në bitstream përcakton kërkesat teknike dhe operative të rrjetit të komunikimeve elektronike për shërbimin me shumicë të qasjes brezgjërë (broadband) - qasjen në bitstream, të cilat janë të detyrueshme për operatorët me fuqi të ndjeshme në treg, si dhe informacionet që do të përfshihen në ofertën Referente për qasje në bitstream dhe nivelin e detajeve të kërkuara.