Ndryshimi dhe plotesimi i rregullores per licenca dhe autorizime

Me qëllim të inkurajimit dhe krijimit të lehtësive për operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit, përputhshmërisë me rekomandimet dhe Direktivat e Bashkimit Europian, është paraqitur  nevoja për ndryshimin e Rregullores për Licenca dhe Autorizime Nr.01/2005.

Ky  ndryshim  për operatoret ekzistues do të jetë i zbatueshëm nga viti i ardhshëm kalendarik:  01.01.2009, dhe pagesa vjetore e licencës do të jetë 0.3% bruto të qarkullimit që rrjedh nga aktivitetet e licencuara, në pajtim me legjislacioni në fuqi.