Rregullore për “Regjistrim të Përdoruesve të Telefonisë Mobile”

Kjo rregullore obligon ofruesit e shërbimeve telekomunikuese mobile për regjistrim të përdorueseve me parapagim  para aktivizimit  të shërbimit, si dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet e përdorueseve dhe ofrueseve të këtyre shërbimeve.

Përpara paraqitjes për miratim në Bordin e ART-së, rregullorja ka kaluar në procedurat adekuate të këshillimit publik duke respektuar të gjitha afatet dhe procedurat ligjore në fuqi.