Rregullore për Sigurimin e Qasjes

  Kjo Rregullore përcakton kushtet për publikimin e Ofertës Referuese për të siguruar qasje, kërkesat mbi përmbajtjen e Ofertës Referuese, procedurën dhe kushtet për sigurimin e qasjes dhe shërbimeve përcjellëse të specifikuara në Ofertën  Referuese.
  E gjitha kjo bëhet në  funksion të promovimit dhe liberalizimit të tregut dhe krijimit të kushteve uniforme për të gjithë aktorët në këto tregje si dhe për  hyrësit e potencial.
  Përpara paraqitjes për miratim në Bordin e ART-së, rregullorja ka kaluar në procedurat adekuate të këshillimit publik duke respektuar të gjitha afatet dhe procedurat ligjore në fuqi.