Rregullorja Nr.13 -Per dhenien e licences per stacionet radio të mjetit ajror

Ne funksion te zbatimit te dispozitave të Ligjit të Telekomunikacionit dhe Ligjit të Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës, ART ka miratura "Rregulloren për Dhenien e Licencës për Radio Stacionet e Mjetit Ajror.Me kete rregullore  përcaktohen kriteret dhe procedurat që zbaton Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) për dhënien e licencës për stacionet radio të mjetit ajror të regjistruara në Republikën e Kosovës, përdorimin e pajisjeve të tilla duke përfshirë  përdorimin e frekuencave dhe përcaktimi i kërkesave teknike për caktimin dhe regjistrimin e shenjës së thirrjes.