Rregullore per Llogaritjen e kostos sipas metodes se shperndarjes se plote te kostos -FDC

Rregullorja për llogaritjen e kostos sipas metodës së shpërndarjes së plotë të kostos (FDC)

Kjo Rregullore, ka për qëllim krijimin e parakushteve për zbatimin e Ligjit dhe sigurimin e rregullimit të shërbimeve telekomunikuese në fushën e llogaritjes së kostos duke i marrë për bazë parimet e neutralitetit teknologjik, ekuivalancën funksionale, proporcionalitetin, rregullimin minimal të nevojshëm, sigurinë ligjore në një treg dinamik, zhvillimin ekomonik, sigurimin e një konkurrence efektive, objektivitetin e kriterit rregullator, kushtet dhe procedurat, transparencën dhe jo-diskriminimin. 

Rregullat do të jenë të aplikueshme për ndërmarrjet të cilat kanë fuqi të ndjeshme në tregun përkatës, ndaj të cilave sipas ligjit janë imponuar obligimet  në lidhje me detyrimet e llogaritjes së kostos, sipas metodës së shpërndarjes së plotë të kostos