Rregullore Nr.18 per Pagesat e Mbikqyrjes se Tregut te Komunikimeve Elektronike

Rregullorja për Pagesat e Mbikqyrjes së Tregut të Komunikimeve Elektronike është miratuar me Vendimin Nr. 377 në mbledhjen e XLX të Bordit të mbajtur më datë 4 Korrik 2013. Qëllimi i kësaj rregulloreje është që me anë të pagesës vjetore për mbikëqyrjen e tregut, sipas nivelit të llogaritur mbi bazën e kësaj rregulloreje, të garantohet financimi i nevojshëm për mbulimin e kostove administrative të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kjo rregullore përcakton nivelin e pagesës vjetore për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike, të cilën pagesë duhet ta përmbushin ndërmarrjet e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.