Rregullore për “Dhënien dhe Shfrytëzimin e Radio Frekuencace”

Ne përmbushje te obligimeve dhe përgjegjësive te përcakura me ligjin e ri te Komunikimeve Elektronike,  Autoriteti përmes legjislacionit  sekondar ka përcaktuar rregulla te qarta për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve te komunikimeve elektronike- Radio frekuencave.

Resurset e komunikimeve elektronike - radio frekuencat  duhet të jepen dhe shfrytëzohen në përputhje me procedurat dhe kushtet e vendosura sipas  Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 ( dt.25/10/2012) , rregullores për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve elektronike Nr. 22  Prot.054/B/13  ( dt.31.12.2013) si dhe Vendimit 439 Nr. 053/B/13  ( dt.31.12.2013)  të miratuara nga Autoriteti.

Rregullorja për  'DHËNIEN DHE SHFRYTËZIMIN E RADIO FREKUENCAVE' Nr.22 Prot. 054/B/13 është fuqizuar me date 31.12.2013 dhe fillon te zbatohet nga kjo date.

Kjo Rregullore është nxjerrë në zbatim të dispozitave ligjore të përcaktuara sipas përcaktimeve të Kreut VII të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si; Ligji), i cili përcakton parimet dhe rregullat bazë për menaxhimin e burimeve të komunikimeve elektronike, respektivisht spektrit radio frekuencor.

Kjo rregullore vlen për të gjithë ndërmarrësit, operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike si dhe shfrytëzuesit që shfrytëzojnë apo kërkojnë të shfrytëzojnë Radio frekuenca  në territorin e Republikës se Kosovës.