Rregullorja Nr. 24 për Ndarjen e Llogarive

"Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e LVIII me radhë të mbajtur më datë: 27 & 28 shkurt 2014, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) me përkrahje dhe bashkëpunim me ekspertët e ardhur përmes programit të asistencës teknike nga KE, përmes mekanizmit të TAIEX, miratoi 'Rregulloren për ndarjen e llogarive' (Nr. Prot. 012/B/14).

Rregullorja për ndarjen e llogarive është një prej veglave më të rëndësishme që ia mundëson Autoritetit që të sigurojë njërën prej kërkesave më elementare për konkurrencë efektive në treg - parimi i mos-diskriminimit si dhe zbatimin e Ligjit dhe sigurimin e rregullimit të komunikimeve elektronike në fushën e ndarjes së llogarive në respektimin e parimeve të neutralitetit teknologjik, ekuivalencës funksionale, proporcionalitetit, rregullimit minimal të detyrueshëm, qartësisë ligjore në një treg dinamik, zhvillimin ekonomik, sigurimin e konkurrencës efektive, paanshmërinë e kritereve rregullatore, kushteve dhe procedurava për ndarjen e llogarive."