Rregullore për Autorizime te Përgjithshme

Bordi në mbledhjen e LIX) te mbajtur me dt. 8 dhe 10 Prill 2014, pasi administroi shqyrtimin përmbyllës te materialit te përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike me asistencën teknike nga TAIEX (Ref. Vizita studimore ne Letoni #50058) me vendimin nr. 479 (nr. prot. 014/B/14) miratoi Rregulloren për Autorizime te Përgjithshme (nr. prot. 015/B/14; Klasa 01/14; nr. i regjistrit 25).

Rregullorja për Autorizime te Përgjithshme ka për qellim përmirësimin dhe avancimin e mjedisit për te ushtruar veprimtari ekonomike ne tregun e komunikimeve elektronike, përmes reduktimit te barrierave administrative dhe krijimin e lehtësirave për ndërmarrësit (hyrësit) e rinjë ne tregun e komunikimeve elektronike, si dhe përcaktimin e kushteve te përgjithshme për ndërmarrësit qe ushtrojnë aktivitete ne tregun e komunikimeve elektronike ne baze te regjimit te autorizimeve te përgjithshme.